Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj debatit të sotëm për ndërtimin e gazsjellësit në malin Vodno ku thanë se debati i sotëm publik ishte një përpjekje e dështuar e Shillegov që ta fsheh fakttin se me eskavator shkoi që t’i hesht qytetarët të cilët dhanë mendim më ndryshe nga ajo e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni
Nga atje shtojnë se qytetarët nuk frikësohen nga sulmet dhe dhuna e pushtetit, ndërsa Shillegov nuk mund ta fsheh faktin se me eskavator vazhdoi që të shkel qytetarët të cilët kanë qëndrimet e tyre.
“Shillegov dhe LSDM janë nervoz sepse qytetarët nuk i mbështesin politikat kapitulluese të tyre, por në male godasin edhe qytetarët të cilët shihet qartë se ua kanë ndërprerë rrugën”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Shillegov nuk ka kapacitet që ta udhëheq Shkupin, Shillegov duhet të ikë. /Telegrafi/