Telegrafi

OBRM-PDUKM: Shilegov paraqitet si zëdhënës i George Sorosit dhe organizatave të tij

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, për të cilin thonë se sot foli sikur të ishte zëdhënës i OJQ-ve nën kontrollin e George Sorosit. Ata gjithashtu thonë se LSDM-ja me deklarata të tilla po bën presione mbi policinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Petre Shilegov sot u paraqit si zëdhënës i organizatave joqeveritare të cilat janë nën kontrollin e George Sorosit dhe tregoi se vandalizmi, demolimi, sulmi mbi policinë dhe rrënimi i përmendoreve kulturoro-historike janë një plan i përbashkët me LSDM-në. LSDM/Soros u mposhtën në këto zgjedhje. Shumica e qytetarëve i dhanë karton të kuq abolimit të kriminelit Zoran Zaevit”, deklaroi sot në një konferencë Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/