OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë e cila akuzon pushtetin për dhunë verbale ndaj mediave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas OBRM-së, SHGM-ja funksionon sikur kryetar i saj të jetë Robert POpovski, drejtor i Qendrës për kokumikim në LSDM. Më tej, OBRM-ja e akuzon SHGM-në se përdor të njëjtën retorikë dhe akuzat e njëjta si të LSDM-së dhe Soros-it.
OBRM-ja konsideron se SHGM-ja nuk është shoqatë gazetarësh që kujdeset për gazetarët, pasi që sipas tyre, është vënë në mbrojtje të LSDM-së dhe SOROS-it./Telegrafi/