Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se afera “Haraçi” merr dimensione të reja që përfshijnë edhe shërbimet e inteligjencës dhe keqpërdorimin e tyre.
Nga kjo parti thonë se askush në Maqedoni nuk beson se Zoran Zaevi nuk e ka ditur për “reketin” dhe se ai nuk është i përfshirë.
“Personi që tre herë është amnistuar është koka e oktapodit kriminal, i cili ka ofruar më shumë se 20 milionë euro. Katica Janeva, Boki 13, Kiki, Friki dhe të tjerët janë vetëm shpezët”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se “Ruskovska dhe Joveski dëshirojnë arrestimin e disa personave, në mënyrë që të pamundësojnë hetime të pastra”./Telegrafi/