Telegrafi

OBRM-PDUKM: Sheqerinska të tregojë se çfarë dhurata ka marrë nga “Boki 13”

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj deklaratës të ministres, Radmilla Sheqerinska për pohimet e saj në lidhje me gjyqësorin në vend.

Nga atje thonë se Sheqerinska duhet të përgjigjet se çfarë dhurata ka marrë nga i akuzuari Bojan Jovanovski në rastin “Haraçi”, ku ka përfunduar çanta “Lui Viton” dhe paratë në të.

“Radmila Sheqerinska është një sinonim për biznesin e bonboneve dhe procesit të tranzicionit më kriminal në historinë e Republikës së Maqedonisë. Ajo punësoi në mënyrë të rreme “një anëtar të secilës familje”. Sheqerinska i paguante qira vetë vetes së saj. Nuk ka asnjë aferë pas së cilë nuk përmendet emri i Sheqerinskës, ndërsa kjo është ndoshta arsyeja pse mentori i saj Zoran Zaev e drejton atë nëpër ujë, duke e shtyrë atë që të gënjej nëpër televizione dhe të zhvillojë fushata të ndyra”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se është e mirë që paniku dhe tërbimi i Sheqerinskës flasin më shumë se sa fjalët boshe./Telegrafi/