OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese përsërit qëndrimin e tyre që sa më parë të shpallen zgjedhjet lokale dhe së bashku me ta të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për dalje nga kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kaloi një muaj nga tentimi joligjor që deputeti Talat Xhaferi të zgjedhet kryetar Kuvendi. Kaloi një muaj nga shkelja flagrante e shkeljes së Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës nga ana e LSDM-së dhe partnerëve të saj”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti thonë se, kanë ofruar tre termine për mbajtjen e zgjedhjeve lokale që sipas tyre, është në të mirë të qytetarëve./Telegrafi/