Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Villma Ruskovska është personifikimi i padrejtësisë, simbol i përndjekjes politike dhe sinonim i amnistisë së krimit të Zaevit.
“Me paraqitjen skandaloze në televizion, Ruskovska edhe një herë e ka konfirmuar lidhjen e ngushtë me LSDM dhe Zaevin. Gjithë opinioni maqedonas më nuk kanë dilema pse ajo është prokurorja e dëshiruar e Zoran Zaevit dhe propozimi i tij për zëvendësimin e Katica Janevës”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Zoran Zaevi e ka shfuqizuar shtetin e së drejtës ditën kur është ulur në qeveri.
Sipas tyre, pas 12 prillit do të përgjigjen të gjithë ata që kanë bërë krim dhe vepra penale./Telegrafi/