Partia opozitare maqedonase përmes një kumtese për media thekson se për katër muaj nga denoncimi i rastit “Haraçi”, prokurorja Villma Ruskovska e tërheq opinionin për hunde.
Sipas OBRM-PDUKM-së, për katër muaj Prokuroria nuk ka lëvizuar nga “pika e vdekur” në hetime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Villma Ruskovska katër muaj bën plan si ta amnistojë Zoran Zaevin, i cili është përmendur nga ana e viktimës në këtë rast, si njeri që i ka dhënë urdhëruar kryerësit Boki 13 dhe Zoki Kiçeec”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se përfundimi i drejtë për këtë rast, nuk është i mundur me Zaevin në pushtet./Telegrafi/