OBRM-PDUKM-ja në kumtesën e sotme thekson se rezultatet nga puna dhe kujdesi i kësaj partie janë qartë të dukshme për qytetarët dhe se qytetarët i dijnë dallimet mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kumtesë përmendin marrëveshjen e djeshme për Qendrën e re Klinike e cila kushtoi 72 milionë euro, hapjen e sotme të Filharmonisë së Maqedonisë, pagesën e subvencioneve për bujqit, si disa nga rezultatet e punës së tyre.
Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se në vazhdë janë edhe disa projekte tjera si ndirimi i autostradës Demir Kapi-Smokvicë, Kërçovë-Ohër, rikonstruimi i rrugës Veles-Shtip, si dhe autostradës Shkup-Kumanovë dhe shumë projekte tjera me vlerë prej 1 milionë euro./Telegrafi/