Telegrafi

OBRM-PDUKM: Revanshizmi partiak i Spasovskit, qytetarëve ju ka kushtuar katër milionë euro

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se revanshizmi partiak i Oliver Spasovskit, ju ka kushtuar qytetarëve katër milionë euro në nivel vjetor.

“Spasovski dje para gjithë opinionit tha se si njeri i parë në MPB ka harxhuar 4 milionë euro dëme për padi ndaj tij dhe MPB-së. Spasovski ju ka kushtuar qytetarëve 4 milionë euro për shkak të punës së tij joligjore dhe udhëheqjes së pandërgjegjshme me ministrinë”.

“Kjo është provë se Spasovskit më shumë i ka interesuar përndjekja dhe revanshizmi personal, se sa puna profesionale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se do t’i mësojnë motivet e punës së pandërgjegjshme të Spasovskit, duke shtuar se ai do të duhet t’i kthej paratë./Telegrafi/