Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Reformat e vetme të kësaj qeverie janë krimi dhe keqpërdorimi i institucioneve

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë qeverinë se reformat e vetme çka i bënë pushteti janë realizimi i tenderëve kriminalë, nepotizmi, keqpërdorimi i institucioneve dhe vjedhja e parave të qytetarëve.

“Reformat për këtë qeveri janë fjalim i vdekur në letër. Gjysma e mandatit u kaloi, ndërsa nga raporti i Pribes nuk është realizuar asnjë reformë e rëndësishme. Besimi i qytetarëve ndaj institucioneve është zvogëluar, ndërsa Maqedonia po zhytet në listën e të korruptuarve”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se qëllimi i këtij pushteti nuk janë reformat, por anti reformat, ku shtojnë se kjo qeveria nuk ka kapacitet që të mundësoj afrimin e standardeve evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version