Telegrafi

OBRM-PDUKM reagon ndaj Ramës: Pa u bërë regjistrimi i popullatës, shqiptarët nuk mund të jenë 35%

Me mosreagimin dhe heshtjen ndaj deklaratave mohuese nga politikanë nga Shqipëria të cilat ndërhyjnë në çështjet e brendshme dhe sovranitetin e vendit, LSDM-ja drejtëpërdrejt i aprovon politikat kundërshtetërore dhe kundërkombëtare të cilat i imponohen Maqedonisë, konsideron OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ministri shqiptar i MPJ-së, Ditmir Bushati rekomandon që Deklarata e Tiranës të përfshihet edhe si pjesë përbërëse në Kushtetutën e Maqedonisë, kurse kryeministri shqiptar Edi Rama, pa regjistrim liciton me shifra prej 35% popullatë shqiptare në Maqedoni”, tha anëtari i Komitetit ekzekutiv i OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev në konferencën e sotme për shtyp. /Telegrafi/