Telegrafi

OBRM-PDUKM: Me raste të montuara, Qeveria do të luftojë kundërshtarët politik

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se Qeveria dëshiron t’i luftojë kundërshtarët politik përmes rasteve gjyqësore.

“Me LSDM-në në Qeveri rastet do të vjetërsohen, ‘qytetari i thjeshtë’ dë fortëve do t’u falet, do të vazhdojë lulëzimi i korrupsionit, nepotizmit dhe partizimit”, thonë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se qytetarët janë dëshmitarë se shtetin e udhëheq shteti dhe se mafisë i nevojiten gjyqtarë të dëgjueshëm që gjykojnë në favor të tyre.

“Për këtë shkak Qeveria do t’i luftojë kundërshtarët politik përmes gjyqit, do të porosisë aktakuza, do të montojë raste, do të zgjedh prokurorë dhe gjykatës”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/