Telegrafi

OBRM-PDUKM: Raporti i KE-së vërtetoi se me LSDM-në në pushtet shteti po fundoset

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “nëse LSDM gënjen, raporti i KE-së nuk gënjen.

“Raporti i KE-së vërtetoi se OBRM-PDUKM angazhohet në Kuvend dhe i mbështet çështjet kyçe që janë interes kombëtar i përbashkët, siç janë reformat lidhur me BE-në dhe procesin e integrimit në NATO”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, raporti i KE-së vërtetoi se sistemi gjyqësor është në dorën e Zaevit dhe se po ashtu u vërtetuae se për shkak të LSDM-së dhe Zaevit, korrupsioni është i shpërndarë në Maqedoni.

“Raporti i KE-së vërtetoi se qeveria nuk lufton krimin, siç është larja e parave dhe krimi financiar. Raporti i KE-së vërtetoi se stabilizimi i borxhit publik ende nuk është i sigurt”, thuhet në njoftimin kësaj partie.

Ata në fund shtojnë se KE ka konfirmuar se ekonomia është nv fund dhe se gjendja është shqtësues./Telegrafi/