Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët po emigrojnë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “qytetarët po emigrojnë, nuk kanë para dhe nuk dinë çfarë të bëjnë, për shkak se paratë në vend se të përfundojnë te qytetarët përfunduan te çantat ‘Loius Vuiton'”.

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se LSDM punon për kriminelët dhe se i manipulon qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vend të numrave bosh që i prezantuan në konferencë për shtyp, pushteti duhet të shohë realitetin, dhe realiteti nuk përkon me prezantimin e LSDM-së. Nëse ekonomia është në rrugën e drejtë, nuk do të kishte autobusë të mbushur që emigrojnë Maqedoninë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ka rrënime në industri për 6.6 përqind dhe se numri i punëtorëve është zvogëluar për 2.5 përqind.

Ata akuzojnë për dështim në bujqësi dhe shëndetësi të ligë ndërsa studentët, sipas partisë opozitare maqedonase, po jetojnë në kushte mizore dhe këtë e din edhe LSDM-ja./Telegrafi/