Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët nuk i frikësohen Zoran Zaevit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qytetarët e Maqedonisë iu kundëvunë Zoran Zaevit dhe politikave të tij antishtetërore.

Nga kjo parti shtojnë se qytetarët mbrëmë treguan se nuk i frikësohen Zoran Zaevit dhe kolegëve të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët thanë “jo” për të keqen në të cilën na dërgon Zoran Zaevi, “jo” për stagnimin ekonomik, “jo” për shkatërrimin e interesave shtetërore, “jo” për papunësinë dhe aftësitë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata më tej theksojnë se LSDM nuk mund më shumë të mbajë shtetin të robëruar dhe kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare, të cilat propozojnë të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/