Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët nga reformat e qeverisë, kanë parë vetëm borxhe

OBRM-PDUKM-ja akuzon Qeverinë e LSDM-së për mos përmbushje të premtimeve ndaj qytetarëve dhe sipas tyre e arritura e vetme është futja e shtetit në borxhe.

Në kumtesën e OBRM-PDUKM-së thuhet se ministri i Financave, Dragan Tevdovski, çdo ditë nënshkruan ankande të letrave shtetërore me vlerë, ndërsa qytetarët nuk asnjë dobi nga kjo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët nga kjo qeveri për 3 muaj nga reformat kanë parë vetëm borxhe. Ministri i borxheve Dragan Tevdovski deri tani e ka futur Maqedoninë në borxh prej 334 milionë euro. Magjistarët e LSDM-së për këto 80 ditë, në nivel vjetor e futin shtetin në borxh prej 4.175.000 euro”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti në fund shtojnë se qytetarët kanë të drejtë ta dijnë ku shkojnë paratë e tyre dhe pse shteti futet në borxh në shuma të mëdha./Telegrafi/