Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët janë të dëshpëruar nga krimi dhe korrupsioni

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “sundimi i së drejtës dhe prosperiteti ekonomik janë të pamundshme me Zoran Zaevin dhe LSDM-në në pushtet.

Sipas OBRM-PDUKM-së më shumë se 40.000 qytetarë kanë marrë pjesë deri tani në fushatën ‘Rindërtimi i Maqedonisë’ dhe se këto qytetarë janë të dëshpëruar nga krimi dhe korrupsioni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë shkak, OBRM-PDUKM ju bën thirrje të gjitha organizatave joqeveritare, shoqatave dhe qytetarëve të kyçen në fushatën ‘Rindërtimi i Maqedonisë’. Bashkërisht me qytetarët do ta mposhtim zaevizmin, padrejtësinë, varfërinë”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se shteti tashmë tre vite po fundoset në secilën fushë, se nuk ka asnjë projekt ndërsa qytetarët janë të varfëruar./Telegrafi/