Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët e Maqedonisë janë kundër fshirjes së emrit historik

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot përmes një kumtese thekson se qytetarët e Maqedonisë janë kundër fshirjes së emrit historik të shtetit. Sipas kësaj partie, qytetarët janë kundër ndryshimit të identitetit, kulturës dhe traditës.

“Qytetarët janë kundër mbulimit të vjedhjes së përgjithshme që e bën LSDM-ja me marrëveshjen kapitulluese. Përveç Zaevit dhe kartelit kriminal rreth tij të cilët nga vjedhjet nuk shohin se çfarë ndodh, madje edhe anëtarët e LSDM-së janë kundër ndryshimit të historisë, gjuhës dhe nacionalitetit”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Zaevi në vend të komunikatave partiake, duhet të dalë para qytetarëve ta tregojë të vërtetën dhe ta lëshojë qeverinë.

“Është turp që Zaevi të fshihet pas komunikatave me teza të gabuara për referendumin, me këtë nuk mbulohet marrëveshja kapitulluese”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/