Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët arrestohen ndërsa funksionarët e BDI-së festojnë pa maska

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaev dhe Spasovski përsëri goditën qytetarët”

“Përderisa funksionarët e BDI-së presin torte dhe bëjnë festime në objektin e ri të Ministrisë për Sistem Politik të Artan Grubit, pa maska dhe pa respektim të masave për coronavirus, dhe për këtë institucionet heshtin dhe nuk ngrisin asnjë procedurë, MPB gjatë ditës së djeshme arrestoi qytetarë për ndezje të zjarrit për festë fetare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Orman u arrestuan 10 persona për shkak të ndezjes së zjarrit.

“Spasovski i cili për të disatën herë dëshmoi forcë ndaj qytetarëve. Institucionet e këtij shteti janë nënë për disa, dhe njerkë për të tjerët. Funksionarët e Qeverisë për çdo ditë i shkelin masat për mbrojtje nga coronavirusi, dhe këtë e pamë se se nuk ka asnjë dënimit të shqiptuar ose ndonjë arrestim, ndërsa për qytetarët për msorespektimin më të vogël arrestohen dhe dënohen”, thonë nga kjo parti.

Në fund të njoftimit ata shtojnë se masat dhe ligjet duhet të vlejnë njëlloj për të gjithë./Telegrafi/