Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM qorton ministrin Agim Nuhiu dhe Prokurorinë Themelore

OBRM-PDUKM-ja kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të jetë e kujdeshmë në lidhje me arrestimet e mundshme, sipas tyre, duke tentuar që të tregojnë rezultate për ngjarjet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, janë arrestuar, një numër presonash që nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe janë mbajtur në polici disa orë, ndërkaq disa kanë marrë edhe masë paraburgimi. OBRM-PDUKM-ja kërkon nga ministri Agim Nuhiu që të mos bëjë trysni ndaj të punësuarve për arrestime.

Porosia e njëjtë e OBRM-PDUKM-së vlenë edhe për Prokurorinë Themelore Publike, që sipas tyre, duhet të bazojë vendimet e saj në fakte dhe dëshmi./Telegrafi/

Exit mobile version