Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM si reagim ndaj arrestimit të ish drejtorit të Regjistrit Qendror thuhet që “qindra të punësuar apo të pranuar me Marrëveshjen e Ohrit nuk shkojnë në punë, por lënda krijohet vetëm për drejtorin nga opozita”.
Nga kjo parti kritikojnë se vendi është në korrupsion duke përmendur listën e ‘Transparency’, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Institucionet po keqpërdoren që të mbrohet krimi i pushtetit, dhe për krijohen raste të paqena. Pushteti paralajmëron vendime, dhe më pastaj gjykata klienteliste i shkruan”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Opozita maqedonase komenton se BE dhe SHBA-të kërkojnë zbardhjen e haraçit dhe ndërtesat pa leje dhe se insistojnë që para gjykatës të jenë jo vetëm kryesit, por edhe organizatorët dhe ata që kanë ndihmuar krimin./Telegrafi/