Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeverisja e re e ka futur Maqedoninë në borxhe të reja

OBRM-PDUKM-ja e akuzoi LSDM-në se për një muaj të qeverisjes së saj, i ka futur qytetarët në borxh të ri prej 60 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Dragan Cuklevit të OBRM-PDUKM-së, nga këto para të marra nuk ka asnjë projekt të realizuar dhe se përveç huamarrjes ka vetëm shkatërrime, shfuqizime dhe bllokada.

Cuklev vlerëson se nëse vazhdohet kështu, sipas tij, për një vit shteti do të hyjë në borxh të ri prej 720 milionë euro, kurse për katër vitë, ky borxh do të arrijë në afër 3 miliardë euro të reja./Telegrafi/