Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeverisja e LSDM-së e zhyti shtetin në borxh miliardë eurosh

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja e akuzon partinë qeverisëse, LSDM-në, për rritje të borxhit publik të shtetit.

Sipas tyre, qeverisja nëntëmujore e LSDM-së u ka kushtuar qytetarëve 1,4 miliardë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja konsideron se në Maqedoni ka terrorizëm ekonomik ndaj shtetit dhe qytetarëve, dhe se nuk ka projekte, as rroga më të larta, as pensione më të larta, e as standard më të mirë.

Partia opozitare në fjalë kërkon nga Qeveria e LSDM-së, siç thonë, t’i jep fund keqpërdorimit institucional të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version