Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeverinë e Zaevit do ta dënojnë gënjeshtrat e tyre

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qytetarët e Maqedonisë e kanë lexuar Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, duke shtuar se ata do të dënohen për të gjitha gënjeshtrat.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Zoran Zaev duhet ta dijë se populli i Maqedonisë është dinjitoz dhe i përgëzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Drejtësi prejse LSDM është në pushtet – nuk ka. Drejtësinë sot nuk mund ta arrijë as PSP-ja e shkatërruar, as gjyqësia e Kacarskës ose prokuroria e Ruskoskës. Ata janë mishi i egër i Zaevizmit të cilët e ngulfatin drejtësinë, dhe si teatër i kukullave ai zaevizëm i luan kukullat”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Republika e Maqedonisë duhet të kthehet në shtegun e vërtetë, në prosperitetin ekonomik dhe përfitimin për të gjithë qytetarët./Telegrafi/