Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria t’i dëmshpërblejë bujqit me 100% kompenzim

OBRM-PDUKM-ja i bën thirrje Qeverisë që të merr vendim për 100% dëmshpërblim të pemtarëve, për më së paku 50% t’i rritë subvencionet për ruajtjen e fidanëve të pemëve dhe të përfshihet në gjetjen e tregjeve të reja për eksport të pjeshkave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, OBRM-PDUKM-ja kërkon nga Qeveria që të mbrohen prodhimet bujqësore vendore.

Kjo parti ia rikujton LSDM-së se populli pret plotësimin e premtimeve të rritjes së rrogës minimale dhe asaj mesatare, rritjes së rrogës së mjekëve, shtrimin e 500 kilometër rrugë, etj./Telegrafi/