Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë që do të kufizojnë tregtarët në shitjen e vajit për gatim.
Nga kjo parti thonë se Qeveria po del me deklarata kontradiktore që po shkaktojnë mosbesim tek qytetarët.
“Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një deklaratë pohon se në Maqedoni ka mjaftueshëm vaj për gatim, ndërsa nga ana tjetër me një njoftim zyrtar kërkon nga tregtarët që të kufizojnë shitjen e vajit për gatim”.
“Në fund mesazhi i Qeverisë është se ka vaj, por mos e blini. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe të frikësuar sepse Qeveria po krijon vazhdimisht mosbesim”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/