Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria të përgjigjet në lidhje me marrjen e parave nga afaristët rus

Naum Stoillkovski nga OBRM-PDUKM, sot në konferencë për shtyp tha se pushteti akoma nuk është përgjigjur në lidhje me ndikimin rus dhe lidhjet me afaristin Ivan Savidis.

Ai tha se Zoran Zaev më herët ka njoftar se të rinjtë e Maqedonisë kanë marrë para nga biznesmenë rus, ndërsa sipas tij, MPB-ja nuk ka bërë asnjë hap në lidhje me hetimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të transparencës në të cilën rrejshëm betohet kjo qeveri, opinioni meriton përgjigje për këto çështje. Mjaft me gënjeshtra. Zaev ka obligim serioz të përjgigjet për këto çështje, në të kundërtën do të forcojë dyshimet drejt qeverisë”, tha Stoillkovski./Telegrafi/