Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria pranoi që Samueli ishte car bullgar

Shën Kirili dhe Metodi, Klimenti dhe Naumi i Ohrit në vend të maqedonasve do të nderohen si figura të përbashkëta historike me Bullgarinë. Qeveria dhe Kovaçevski kanë prekur fundin. A ka timon në anijen që po fundoset?, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj rekomandimeve të Komisionit maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore.

“Qeveria, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq hoqën dorë nga gjithçka maqedonase dhe pranuan që Car Samueli të ishte car bullgar, ndërsa Kirli dhe Metodi, Shën Klimenti dhe Naumi i Ohrit krijuan shtetin bullgar.

Rekomandimet e Komisionit janë ndryshimi i teksteve të historisë në Maqedoni, me këtë Kovaçevski dhe LSDM me vetëdije heqin dorë nga historia maqedonase dhe identiteti maqedonas.

LSDM dhe Kovaçevski çdo ditë kryejnë tradhti kombëtare ndaj popullit dhe shtetit maqedonas”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/