Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM reagojnë pas njoftimi të qeverisë se me Ligjin për përdorimin të gjuhëve nuk parashikohen punësime të reja.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Qeveria po manipulon me qytetarët. Zëdhënësi i Qeverisë qartë tha se obligimi për punësimin e shqiptarëve vlen për të gjitha institucionet dhe ata që nuk do ta respektojnë këtë do të gjobohen, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria nuk mund të manipulojë me qytetarët për shkak se ekziston video material ku qartësisht dëgjohet zëdhënësi i Qeverisë se si sqaron si dhe çfarë parashihet sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve. LSDM bëri dygjuhësi dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, këtë e vlerësoi kryetari i shtetit, dhe juristë të shumtë eminent. Ligji për dygjuhësi është sjell pa konsultim më të gjerë dhe pa respektim të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Opozita maqedonase shton dygjuhësia nuk e përafron shtetin drej BE-së as e rrit standardin e qytetarëve por vetëm krijon ndarje dhe shkatërron elementin e vetëm koheziv në shoqërinë e Maqedonisë – gjuha maqedonase./Telegrafi/