Partia opozitare përmes një kumtese për media akuzon qeverinë e re se për 100 ditë qeverisje ka futur qytetarët në borxh për 350 milionë euro, ndërsa thonë se ata kanë investuar 9.6 milionë euro për ndërtimin e rrugës regjionale Kolomot-Bliznasko.
“Me këto para, qeveria e papërgjegjshme e Zaevit ka mundur të ndërtohë 36 rrugë të këtilla rajonale në gjithë Maqedoninë, por nuk kanë ndërtuar asnjë. Qeveria e papërgjegjshme e Zoran Zaevit po shkapërderdh paratë e qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se nëse ata do të kishin qenë në pushtet do të vazhdonte realizimi i projekteve në të mirë të qytetarëve.
“Do të vazhdonin investimet në përmirësimin e sistemit shëndetësor, investimet në arsim, në infrastrukturë, në sjelljen e investitorëve të huaj me qëllim që të hapin vende të reja të punës”, shtojnë nga partia maqedonase opozitare./Telegrafi/