Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria pagoi 6.5 milionë euro gjobë për kredinë e papërdorur, kjo tregon se sa të paaftë janë

Kovaçevski para disa javësh foli për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe nuk tha se për shkak të paaftësisë së qeverisë së tij, Maqedonia do të paguajë 6.5 milionë euro gjobë për fonde të parealizuara për shkak të mospërdorimit të kredisë për ndërtimin e hekurudhës Belakovci – Kriva Pallankë akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Ose nuk i kanë thënë Kovaçevskit se çfarë dëmi është bërë, ose ai nuk e ka kuptuar. Ata kishin miratuar fondet në dispozicion, por nuk i përdorën për të bërë asgjë për popullin dhe vendin e tyre dhe kjo flet shumë për mungesën e kapaciteteve, kuadrove dhe përgjegjësisë së kësaj qeverie.

Ndoshta qeveria e Kovaçevskit mund të konkurrojë për qeverinë më të dëmshme në botë, ju merrni para borxh, nuk ndërtoni asgjë dhe mbi të gjitha paguani interesa dhe gjoba në shumën prej 6.5 milionë euro! dhe me ato para u bë e mundur të ndërtohej një shkollë, çerdhe, rrugë, kanalizime e projekte të tjera”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se për një dëmtim të tillë të buxhetit, përgjegjësinë duhet ta mbajnë ose Kovaçevski ose Boçvarski si ministër resor ose ndonjë tjetër përgjegjës për realizimin e këtij projekti dhe të kredisë./Telegrafi/