Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk as plan as vizion për Maqedoninë

OBRM-PDUKM-ja akuzon pushtetin se për shkak të tyre, shtet është duke u zhytur në planin ekonomik, ndërsa qytetarët çdo ditë jetojnë më keq.

“Tregues është që tatimet në çerekun e parë të vitit janë zvogëluar për 7 për qind. Shpenzimet kapitale në dy muajt e parë janë rreth 16 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ato arritën në 46 milionë euro”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata më tej thonë se borxhi i shteti prej muajit gusht të vitit të kaluar është rritur për 50 miliardë denarë, ndërsa në periudhën e njëjtë janë kthyer vetëm 38 miliardë denarë.

“Cunami ekonomik Zaev-Tevdovski-Angjushev vazhdon ta shkatërrojë Maqedoninë. LSDM dhe Zoran Zaevi shtetit po e çojnë drejt kolapsit ekonomik. Nuk kanë as vizion, as plan për Maqedoninë”, thonë nga ORBM-PDUKM./Telegrafi/