Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga OBRM-PDUKM-së reagojnë ndaj deklaratave të zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov duke thënë se “Kostadin Kostadinov është pjesë e ekipit të kriminelit të amnistuar Zoran Zaev që pa turp e shkeli demokracinë, që me kërcënime tregtohej me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe që shkeli vullnetin e qytetarëve dhe ndryshoi Kushtetutën dhe emrin kushtetues”.
“Ky vendim për të cilin vet KOstadinov votoi e ndryshon emrin e shtetit, identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj partie kjo Qeveri nuk ka lidhje me vlerat evropiane dhe aq më pak ka kapacitet të sjell prosperitet ekonomik. “E vetmja gjë që dinë është të ndajnë një euro për Vicen, tender për Angjshevin, të punësojnë nënën e Kostadinovit në institucionet shtetërore, për t’i punësuar djemtë dhe vajzat për honorar”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Në fund nga OBRM-PDUKM thonë se me përsëritja e gënjeshtrave është njoftim se duan të vazhdojnë me të zezat në Maqedoni por populli do t’u tregojë se çfarë mendon për politikat e gabuara./Telegrafi/