Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese thekson se LSDM-ja po qeveris me terror politik dhe presione. Sipas tyre, pushteti ka kidnapuar shtetin, ndërsa qytetarët për çdo ditë po varfërohen.
“Pushteti jodemokratik dhe jomaqedonas i udhëhequr nga Zoran Zaev, i shfrytëzon përndjekjen politike kundër Nikolla Gruevskit për të bërë presion ndaj OBRM-PDUKM-së. Goditjet ndaj opozitës kanë një qëllim – të defokusohen qytetarët nga politikat e këqija që e udhëheqin shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se prej kur LSDM ëshët në pushtet, 9 vrasje kanë mbetur pa u zbardhur dhe kryerësit nuk janë kapur nga policia.
Ata kërkojnë që LSDM-ja të largohet dhe të mban përgjegjësi për shkeljen e ligjeve./Telegrafi/