Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria e Zaevit për tre javë ka marrë borxh rreth 600 milionë euro

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një njoftimi për media ka reaguar në lidhje me huamarrjet e reja të qeverisë. Ata thonë se, përderisa qyteatarët për çdo ditë varfërohen, LSDM-ja sjell ligje që janë të dëmshme për shtetin.

“Rriten edhe akcizat edhe të dalurat, ndërsa në planin politik keqpërdoren institucionet dhe maltretohen ata që nuk mendojnë njëjtë. Qeveria e Zoran Zaevit për vetëm tre javë Maqedoninë e ka zhytur në borxhe për 600 milionë euro”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti më tej shtojnë se me forcë po miratohet ligji i gjuhëve, ndërsa nga opinioni fshihet marrëveshja për çështjen e emrit.

“Demokraci nuk ka, ndërsa gjykatësit pa asnjë bazë dhe në mënyrë politike mbajnë në paraburgim patriotë”, shtojnë nga ORBM-PDUKM.

Ata në fund thonë se shteti nuk do të bëjë asnjë hap drejt BE-së dhe NATO-s, përderisa nuk respektohen të drejtat elementare të njeriut./Telegrafi/