Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria e shurdhër ndaj kërkesave të struganëve

Në kumtesën e saj OBRM-PDUKM-ja thotë se LSDM-ja nuk guxon të injorojë kërkesat e struganëve në lidhje me deponinë e egër dhe se derisa struganët helmohen nga tymi i deponisë që vazhdon të digjet, ministrat e qeverisë vetëm realizojnë takime me ambasadorë të ndryshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM dhe partnerët e tyre të koalicionit janë duke e shkatërruar Strugën, janë duke e shndërruar prej perlës së Liqenit të Ohrit në deponi. LSDM me paaftësinë e saj e rrezikojnë sezonin turistik. Revolti i qytetarëve ndaj Qeverisë është duke u rritur, pasi që gjithnjë e më shumë më e dukshme bëhet neglizhenca e qeverisë ndaj qytetarëve”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version