Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së për tre vite nuk bëri asgjë për qytetarët

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dhe LSDM është sinonim për krim dhe korrupsion. Pushteti i LSDM-së për tre vite nuk bëri asgjë për qytetarët”.

“Epidemia e nepotizmit ishte një nga skandalet e para që e shkundi publikun, e që doli në në publik fytyra kriminale e këtij pushteti. Familjarë të afërt e të largët u punësuan në administratë publike, vetëm për shkak se janë familjarë me funksionarë shtetërore dhe partiakë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se krimet kanë vazhduar edhe me Fondin për Inovacione, Rashkovskin me firmën italiane ‘Leonardo’.

Zaev, sipas OBRM-PDUKM-së, qeveris vetëm me krim dhe se qytetarët nuk panë asgjë pozitive në qeverisjen e LSDM-së./Telegrafi/