Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së për gjithçka që premtoi ka gënjyer

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Qeveria e LSDM-së për këto tre vite gjithçka që ka premtuar ka gënjyer.

Sipas tyre, Zaevi duke u përballur me fundin e tij, ju premton gjithçka qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM gjithmonë e ka mbështetur çdo rritje të pagave të punonjësve që duhet të bëhet mbi bazë të ekonomisë së shëndoshë dhe të zhvilluar. Por Zaevi duhet të përkujtohet se Qeveria paraprake e OBRM-PDUKM-së ka lidhur marrëveshje kolektive me të cilën parashikohej rritje dinamike të pagave për 25 për qind”.

“Kjo Qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk ka pasur kurrfarë rritje. Pse tani po hidhen ato 25 për qind dhe pranohen në mënyrë suksesive vetëm fillimisht nga 10 për qind rritje duhet të përgjigjet Qeveria e cila është në largim”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version