Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së nuk ndalet me shkatërrimet

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se çdo fëmijë, çdo pensionist, çdo qytetar i punësuar ose i papunë në Republikën e Maqedonisë, Zoran Zaev i ka bërë borxhli me 30 euro të reja para referendumit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se pushteti i udhëhequr nga LSDM nuk ndalet me shkatërrimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë është bërë në borxh me 57 milion euro të reja, të cilat askush nuk e di se ku përfundojnë. Nuk ka projekte të reja, nuk ka investime të reja dhe për atë shpenzimet për jetesë rritej, standardi bie, ndërsa qytetarët mezi ia dalin në krye”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se me LSDM-në në pushtet, borxhi publik për herë të parë në historinë e shtetit tejkaloi 5 miliard euro, ndërsa ai shtetëror 4 miliard.

“Qytetarët nuk e dinë se ku përfundojnë paratë e tyre, dhe për atë Zoran Zaev në përpjekjen ta mbulojë marrëveshjen kapitulluese hedh dhjetëra milion euro para të popullit që të servojë gënjeshtra dhe manipulime me qëllim ta arsyetojë pranimin e linjave greke”, thuhet më tej në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/