Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria e ka përshpejtuar migrimin e të rinjve nga Maqedonia

Partia opozitare OBRM-PDUKM ka vazhduar me kritika të adresuara te Qeveria e vendit, duke vlerësuar se në vend të ardhmes për të rinjtë, Qeveria e ka përshpejtuar migrimin.

Sipas tyre, me LSDM-në në pushtet, Maqedonia u bë vend i varfër, me krim, përndjekje politike dhe padrejtësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja akuzon se për fshehje të krimit dhe paaftësisë për sjellje të standardeve më të mira për qytetarët, pushteti filloi ngritjen e skenareve të zeza të ndasisë dhe përndjekjes.

Kjo parti vlerëson se qytetarët do t’i kundërvihen zaevizmit dhe do të mundohen për drejtësi, sundim të ligjit dhe për të ardhme më të mirë./Telegrafi/