Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria bën partizimin e institucioneve të vendit

Edhe në kumtesën e sotme për media, OBRM-PDUKM-ja vazhdon me kritika ndaj qeverisë Zaev, duke vlersuar se është duke bërë partizim të institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo gjë bëhet me ndërrimin e 1500 anëtarëve të këshillave administrativ dhe mbikëqyrës dhe me largime nga puna të punëtorëve administrativ.

Kjo parti kritikon edhe rishikimin e buxhetit, duke theksuar se bëhen shkurtime për investime kapitale dhe se nuk ka rritje pensionesh e as ndihmash sociale./Telegrafi/