Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM qëndron prapa të gjithë obligimeve nga Marrëveshja e Shkupit

OBRM-PDUKM ka qëndruar dhe akoma qëndron prapa të gjithë obligimeve të parapara me marrëveshjen e Shkupit, qëllimi përfundimtar i së cilës ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në të cilët qytetarët do të ia jepnin besimin opsionit politik që ka kapacitet ta nxjerr Republikën e Maqedonisë nga kriza në të cilën e futi LSDM, thuhet në reagimin e kësaj partie ndaj deklaratës së nënkryetarit të LSDM, Damjan Mançevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në reagim ata theksojnë se deputetët e kësaj partie në Kuvend e kanë votuar Ligjin për formimin e Prokurorisë  Speciale Publike dhe e kanë përkrahur buxhetin prej 4 milionë euro. Nga ana tjetër OBRM-PDUKM ka thënë qartë se nuk do të jep përkrahje për funksionim joprofesional, të përzgjedhur dhe të paligjshëm, të nxitur nga motive politike.

Në këtë reagim ata theksojnë se kjo parti në tërësi i respekton të gjithë obligimet që dalin nga marrëveshja./Telegrafi/

Exit mobile version