Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qëllimi i pushtetit është që të ulet masiviteti i protestave te punëtorët e kulturës

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Robert Alagjozovski është i dëshpëruar dhe në përpjekje qesharake që të minimizojë rëndësinë e protestës së të punësuarve në kulturë”.

Sipas tyre, qëllimi i pushtetit është që të ulet masiviteti i protestave të punonjësve të kulturës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nivelimi nuk zgjedh problemet me pagat në kulturë por është buzëkuq që të fshihet mungesa e politikave cilësore”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se duke rikujtuar Alagjozovski se punëtorëve tashmë tre vite ju premtohet marrëveshje kolektive.

“Ju bëjmë thirrje publikisht, nëse ekziston Draft-tekst të marrëveshjes kolektive, publikisht ta publikoni, ta shohin të gjithë punëtorët në kulturë”, thuhet në njoftimi e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/