Telegrafi

OBRM-PDUKM: Me qëllim që t’i përmbushin interesat e tyre, LSDM e pranon edhe vdekjen e dikujt

OBRM-PDUKM-ja sot përmes një komunikate theksuan se njerëzit e LSDM-së opozitare e vërtetojnë nivelin e ulët dhe gjuhën e urrejtjes që i karakterizon ata. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se LSDM-ja do të pranonte vdekjen e dikujt, vetëm që t’i arrijnë interesat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa është i dëshpëruar krimineli i falur Zoran Zaev, tregon fakti se i detyron profesorët e tij – të dëgjueshëm, intelektualin e vetëshpallur Tito Beliçanec, që në mënyrë të pahijshme të vlerësojnë OBRM-PDUKM-në dhe kryetarin e saj. Është e qartë që krimineli i falur Zoran Zaev dhe kriminelët tjerë në udhëheqësinë e LSDM-së, nuk mund të pajtohen me kartonin e kuq aë ua dhanë qytetarët. Humbja e LSDM-së më 11 dhjetor është çmimi që e paguan për politikat e tyre destruktive dhe anti-shtetërore”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/