Telegrafi

OBRM-PDUKM: Që dy vjet e gjysmë Maqedonia po fundoset

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se që dy vjet e gjysmë Maqedonia po fundoset, duke shtuar se ekonomia e vendit është vlerësuar me zero nga afaristët gjermanë.

“Borxhi publik është rritur më shumë se gjysmë miliardë euro, ndërsa nuk ka kurrfarë investimi. Niveli i investimeve kapitale në dy vitet e fundit është më i ulët që nga pavarësia e deri më sot”.

“Standardi i jetesës është ulur. Në vend të rritjes dhe zhvillimit kemi zhvatje dhe krim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Maqedonia me Zaevin në krye shkon teposhtë. Sipas tyre nevojiten dorëheqje urgjente dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Telegrafi/