Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pyetja për referendumin është manipuluese (Video)

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së sot në konferencë për shtyp thanë se do të kundërshtojnë vendimet e qeverisë për çështjen e referendumit, që sipas tyre janë sjellur pa konsensus mes gjitha partive.

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, para gazetarëve tha se pyetja për të cilën qytetarët do të votojnë në referendum është manipulative dhe me dy kuptime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zaev: Referendumi do të jetë konsultativ, pyetja tashmë është publikuar

“Pyetja duhet të jetë me një formulim dhe pa dyshime, në mënyrë që të mos hutojë qytetarët. Pyetja e propozuar nga shumica parlamentare është manipulative. Kjo është prova më e mirë se qeveria është e frikësuar nga populli. Marrëveshja me Greqinë është punë tjetër, kurse anëtarësimi në BE dhe NATO është punë tjetër. Zaev dhe LSDM vazhdojnë ta çojnë shtetin në krizë me pasoja të mëdha”, tha Janushev nga OBRM-PDUKM.

Ai shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të marrin pjesë në seancën për shpalljen e referendumit, por shtoi se kjo nuk nënkupton se e përkrahin procesin./Telegrafi./

Exit mobile version