Nëpërmjet konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski akuzoi se Zoran Zaev jo vetëm që ka ka ditur për rastin ‘Haraçi’ por ai edhe ka udhëheqë me gjithë këtë rast.
“Kjo është ajo që OBRM-PDUKM e thotë gjatë gjithë kohës. Zoran Zaev është koka e krimit të kësaj Qeveria dhe Zoran Zaev është asgjë më shumë se një kriminel i amnistuar”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Arsovski pyeti se sa para të marra nga çanta Luis Vuitton kanë përfunduar tek Zaev.
“Oktapodi kriminal është shumë më i madh. Janë të përfshirë politikanë, prokurorë, gjykatës, avokatë, të punësuar në televizionin e Boki 13, anëtarë të lidhjes ndërkombëtare dhe shumë të tjerë”, theksoi Arsovski./Telegrafi/