Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pushteti nuk ka kapacitet që t’i zbatojë reformat e nevojshme

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe kandidatin për kryetar shteti nga kjo parti se janë të njëjtë dhe mashtrojnë qytetarët.

Nga kjo parti thonë se pushteti aktual ndryshoi emrin e shtetit, duke shtuar se për shkak të korrupsionit të tyre, ekziston rrezik serioz për mosfillimin e negociatave me BE-në në qershor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vetë Zoran Zaevi dje në intervistë e pranoi se që nga viti i kaluar i është thënë se në qershor Maqedonia ndoshta do t’i fillojë negociatat. Zaev ka filluar ta përgatit opinionin për mosuksesin e tij, në fushën e reformave dhe ekonomisë, dhe nga fjala “në qershor fillojmë negociatat” kaloi në “ndoshta”, e që më pas tha “nuk është e rëndësishme nëse në shtator ose janar, e rëndësishme është t’i fillojmë””, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti në fund shtojnë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi janë shkaktarët kryesor për mossuksesin e shtetit./Telegrafi/