Telegrafi

OBRM-PDUKM: Pushteti na largon nga Bashkimi Evropian

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “metodat që Zoran Zaev i përdor përmes instrumenteve të pushtetit ndaj popullit janë dëshmi se po sundon regjimi”.

“Populli është viktima e krimit, haraçit, varfërisë, represioneve dhe frikësimeve. Secilën ditë zbatohen metoda për dënimin e qytetarëve që nuk pajtohen me qeverisjen e LSDM-së”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë, partia më e madhe opozitare është ndaluar që të shtrojë lule para bustit Makedonium tek varri i Nikolla Karev në Krushevë dhe se u prish tradita që ka ekzistuar me vite ku opozita në radhë të parë është në festën e Ilindenit. Me këtë, thonë nga partia maqedonase opozitare, LSDM tregoi mosrespektim ndaj partive në Maqedoni dhe papjekuri politike.

“Me veprime të tilla destruktive, Zoran Zaev na largon nga BE”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se për Zoran Zaevin nuk do të ketë dënim të mjaftueshëm për t’i kërkuar falje popullit në Maqedoni për krimet që ka bërë./Telegrafi/